Fokusi ku nuk duhet

Shpend Ahmeti: Lëne Amerikën, fokus te ekonomia

I pari i Prishtinës, Shpend Ahemti, ka kritikuar qasjen e skenës politike dhe publike. Ai thotë fokusohuni të ekonomia, mos diskutoni për Amerikën.

Shpend Ahmeti: Lëne Amerikën, fokus te ekonomia

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Shpend Ahemti, ka kritikuar qasjen e politikanëve dhe analistëve të cilët më shumë po fokusohen në problemet Amerikë – Rusi, sesa në problemet jetike siç është ekonomia, njofton Insajderi.

“Për rimëkëmbjen ekonomike po punojnë ekspertët. Deri më tani hapësira e këtij diskutimi në publik minimale. Në debate, më përpara analistët po diskutojnë politikat Amerikane karshi Rusisë se sa për temat jetike si nje pagesë 170 euro për punëtorë”.

Më pas Ahmeti  ka shprehur pakënaqësinë e tij duke thënë se “nuk po di më ku të ankohem dhe ku të apeloj për këtë çështje me shumë rëndësoi siç është rimëkëmbja ekonomike”. /Insajderi.com