Shpend Ahmeti me njoftim të ri për qytetarët e Prishtinës

Shpend Ahmeti me njoftim të ri për qytetarët e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se nga kjo e hënë, më 10 gusht, ka filluar dezinsketimit ajror të kryeqytetit, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Ahmeti, kjo fazë e cila do të ndahet në pesë pjesë, fillon me qendrën e qytetit, nga ora 19 e 30.

Ky proces i cili do të zgjas deri më 15 gusht, ka për qëllim dezinsektimin sa më efektiv, për çka i pari i kësaj komune thotë se do të japin maksimumin.

“Sonte,  në ora 19:30, fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv. Ju falemnderit paraprakisht! Distanca.Maska.Duart”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë janë oraret e dezinsektimit ajror për lagjet e Prishtinës. /Insajderi.com/