Akuzë e padrejtë

Shpend Ahmeti: Në qoftë se dikush ka kryer krime, dua që të dënohet

Ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai thotë se është që të zbardhen krimet e luftës, por ky proces është i padrejtë për Thaçin dhe Veselin.

Shpend Ahmeti: Në qoftë se dikush ka kryer krime, dua që të dënohet

Në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai ka thënë “se pavarësisht nacionalitetit, çdo kush meriton drejtësi dhe çdo kush që ka bërë krime duhet të dënohet”, njofton Insajderi.

“Kam qenë dhe do të vazhdoj të jem ndër përkrahësit më të mëdhenj te zbardhjeve të krimeve të luftes. Kam dëshirë që për çdo viktimë të ketë përgjegjësi e çdo familje që ka humbur dikënd të ketë mundësi ta ndjej shijen e drejtësise. Pa dallim nacionaliteti. Pra, në qoftë se dikush ka kryer krime, dua që të dënohet”.

Më pas Ahmeti ka vazhduar se “ka qenë çdo herë kundër Gjykatës Speciale dhe se pavarësisht se nuk pajtohem më Thaçin dhe Veselin, nuk është e drejtë që largimi i tyre nga politika të bëhet në këtë mënyrë”. /Insajderi.com