Shpend Ahmeti: Nga e hëna fillojmë me testime të qytetarëve

Ahmeti paralajmëron nisjen e testimeve në Komunën e Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook.

Shpend Ahmeti: Nga e hëna fillojmë me testime të qytetarëve

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nga dita e hënë Komuna e Prishtinës fillon me testime të qytetarëve, duke i pasur si prioritet grupet e rrezikuara me simptoma, njofton Insajderi.

Ahmeti thotë se aktualisht jemi me kapacitete të limituara ku brenda ditës mund të kryhen deri në 100 testime në ditë, por kapacitetet testuese do të rriten brenda dy javësh dhe numri i testimeve do të shkojë deri ne 400 mostra.

“Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptome.

Momentalisht jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë e brenda dy javësh do jemi me kapacitet rreth 400 në ditë”.

Më pas Ahmeti ka treguar synimet primare të Komunës lidhur me ditët në vijim:

“Synimi primar në fillim është

  1. Përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dimë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin.
  2. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga Marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat)”.

Komuna e Prishtinës e ka marrë këtë iniciativë pas vendimit të qeverisë për të pasur të drejtën për testime dhe komunat e Kosovës./Insajderi.com