Shpend Ahmeti njofton për rrugën që bllokohet sot në Prishtinë

Shpend Ahmeti ka njoftuar për rrugën që do të bllokohet sot në Prishtinë.

Shpend Ahmeti njofton për rrugën që bllokohet sot në Prishtinë

Për shkak të punimeve në Prishtinën, rruga  “Isa Boletini” në lagjen “Dardania” (nga Termokosi në drejtim të KEDS-it) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut gjatë së dielës.

Këtë e ka lajmëruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook.

Kjo rrugë do të jetë e  mbyllur nga ora 07:00 deri në ora 18:00.

“Në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e kësaj rruge”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com/