Shpend Ahmeti paralajmëron hapjen e çerdheve pas tre gushtit

Shpend Ahmeti paralajmëron hapjen e çerdheve pas tre gushtit

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se hapja e çerdheve në kryeqytet planifikohet të bëhet pas datës 3 gusht, njofton Insjaderi.

Ky veprim i Komunës së Prishtinës, vjen pas masave të reja që i ka marrë Qeveria e Kosovës në lidhje me menaxhimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, e në kuadrin e të cilave masa hapja e çerdheve është lënë nën administrimin e vetë komunave përkatëse.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur që përgjegjësinë për hapjen e çerdheve të ja lënë Komunave.

Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim. Meqenëse e premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të lejohet nga e hëna, 3 gusht 2020”.

Më pas Ahmeti ka shtuar se pret që secili prind të jetë përgjegjës në mënyrë që mos përhapet infeksioni dhe të mos ketë ndëshkime ligjore./Insajderi.com