Shpend Ahmeti: Presionin me të madh për lejimin e ndërtimit të lagjes në Badovc e kam pasur nga VV

Shpend Ahmeti: Presionin me të madh për lejimin e ndërtimit të lagjes në Badovc e kam pasur nga VV

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka pasur presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit.

Ai ka thënë se është pro anulimit të kushteve të ndërtimit, por këtë së pari duhet ta bëjë Ministria përkatëse.

Me këtë rast ka nisur polemika me asamblistët e Vetëvendosjes. Me një moment, kryetari Ahmeti i është drejtuar asamblistëve të Vetëvendosjes.

“Mos më shtini me fol se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja. ”, ka thënë Ahmeti.

Më pas ka ndërhyrë asamblistët e Vetëvendosjes, duke i thënë që të flasë.

“Fol. Fol se s’kemi asgjë me fshehë”, tha ai.

Seanca e jashtëzakonshme për Badovcin po vazhdon akoma ku po kërkohen anulimet e kushteve të ndërtimit në liqenin e Badovcit.