Shpend Ahmeti propozon mbyllje totale të vendit për një javë

Shpend Ahmeti propozon mbyllje totale të vendit për një javë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se zgjidhja më e mirë që vendi të kalojë më lehtë situatën e rënduar që është krijuar nga Coronavirusi, është mbyllja totale për një javë në të gjithë Kosovën, transmeton Insajderi.

Kështu tha ai në një intervistë për Klan Kosovën, ku tutje tha se Prishtina ka qenë respektuesi më i madh i masave nga fillimi I COVID-19.

Ahmeti sqaroi se nuk ka bërë thirrje për mosrespektim të masave, por të ketë masa të sakta për të gjitha vendet.

“Të shkojmë në mbyllje totale për një javë në gjithë vendin, o të mos bëjmë hajgare me këto masa”.

“Nuk ka kuptim që dikush i Kaçanikut të mos mund të vjen në Prishtinë në 07:00 e mund të shkojë në Shkup”.

“Nuk kam bërë thirrje për mosbindje të masave. Do t’i respektojmë edhe më tutje”.

Ahmeti ka vlerësuar se Kosova ende nuk e ka kaluar valën e parë të Coronavirusit.

“Po quhet vala e dytë, nuk mund të jetë valë e dytë pa përfunduar vala e parë. Nuk ka përfunduar vala e partë dhe tani kemi një përhapje dhe Prishtinë prinë me numra. Atë që e kam thënë unë: Është matje e pasaktë! Prishtina ka 12 mijë teste për dy javë që do të thotë se nuk po e krahasojmë më numrin e rasteve”.

“I kam thënë Zemajt se njerëzit kanë menduar se po i kundërshtoj masat, por unë i kundërshtoj masat qesharake. Nuk është vetëm Prishtina keq por e gjithë Kosova. Nga 800 raste sot në Kosovë 350 janë në Prishtinë. Këto numra do të vazhdojnë sepse masat janë hajgare”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com