Shpend Ahmeti: Protesta për teatrin është e drejtë – kërkon zgjidhje

Shpend Ahmeti: Protesta për teatrin është e drejtë – kërkon zgjidhje

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka dal në mbrojtje protestës së aktorëve të Teatrit të Prishtinës, duke thënë së “ata kanë të drejtë”, njofton Insajderi.

Ahmeti në profilin e tij në Facebook, ka thënë se është pa kuptim fakti që të gjitha qytetet e Kosovës kanë trupa rezidente dhe teatro të qytetit ndërsa Prishtina duhet të harrohet me gjysmë pagesa vit për vit në Dodonë.

Për këtë gjendje ku ndodhen aktualisht aktorët, Ahmeti i ka kritikuar organet qeverisëse duke thënë se  kemi buxhet, dhe se  nuk po kërkojmë asgjë nga niveli qendror, përpos të na lejojnë numër shtesë të punësuarve në Dodona.

Tutje Ahmeti ka thënë se leja për ti angazhuar vetëm pesë aktorë shtesë, është e pamjaftueshme për një trup teatrale rezidente.

Sipas Ahmetit, takimet me ministres e financave Hykmete Bajrami nuk kanë rezultuar me sukses, dhe për këtë gjë Komuna e Prishtinës do të jetë e detyruar që të bëjë zgjidhje të brendshme.

“Në takimin që kam pasur me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe Zv Ministrin Agim Krasniqi para një muaji, prapë na është thënë e njëjta gjë.

Megjithatë, ne kemi vendosur të bëjmë lëvizje të brendshme.  Në buxhetin e vitit 2021, pra prej janarit do të bëjmë rregullime të brendshme për të lejuar më shumë pozita për trupë rezidente të Prishtinës.  Synimi është 20 artistë rezidentë”./Insajderi.com