Shpend Ahmeti reagon për fotografinë e rrejshme të Flora Brovinës – thumbon Vetëvendosjen

Shpend Ahmeti reagon për fotografinë e rrejshme të Flora Brovinës – thumbon Vetëvendosjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit në media se fotografia e prezantuar nga Flora Brovina nuk ka ndodhur në Kosovë.

Ai ka thënë se u është bërë dëm i madh gjithë Kosovës dhe viktimave të dhunë seksuale.

Po ashtu ai ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që deputetja e kësaj partie ka thënë se familja e viktimës ka reaguar pas publikimit të kësaj fotografie.

Postimi i plotë:

Dëmin që ja keni bo viktimave dhe Kosovës në përgjithësi me foto të rrejshme është tepër i madh. Me pas paguar armiqtë tonë më mirë nuk e kishin pas. Tani vazhdojnë propagandën e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë, por veç foto të rrejshme si kjo sot.

Kush e organizoi krejt këtë turp? Kush del para viktimave e familjeve të viktimave me ju thënë që kanë rrejt me foto kur s’ka pas nevojë se dëshmi ka gjithandej?

Kjo nuk falet!

P.S. plus del një parti opozitare dhe thotë ka reagu familja e viktimës në foto