Ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmeti.
Takimi është duke u mbajtur në hotelin “Sirius” në Prishtinë, shkruan portali Indeksonline.
Mocioni për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” ka bërë që kreu i LDK-së të zhvillojë takime partitë opozitare.
Javën e kaluar Mustafa kishte një takim edhe me liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.