Shpend Ahmeti tregon a është partia e tij e gatshme për zgjedhje

Shpend Ahmeti tregon a është partia e tij e gatshme për zgjedhje

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se partia e tij kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje, sepse sipas tij nuk ka arsye për një qeveri teknike. E gjithë kjo si rezultat i dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha për Express se nuk ka arsye për një qeveri teknike dhe zgjedhjet janë të domosdoshme.

“Nuk ka arsye për qeveri teknike. Në aspektin demokratik të legjitimitetit zgjedhjet janë të domosdoshme. Edhe për legjitimitet edhe për ndryshim”, ka deklaruar Ahmeti.

Kjo deklaratë erdhi pasi i kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe i pari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaruan se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.