Shpend Ahmeti viztoi Qendrën e Karrierës

Shpend Ahmeti viztoi Qendrën e Karrierës

Sot vizituam edhe Qendrën për Këshillim në Karrierë të Komunës së Prishtinë. Këtë projekt e kemi filluar në mars të vitit 2015, për ta bërë ndërlidhjen me shkollave profesionale dhe tregut të punës.

Kjo Qendër iu ofron nxënësve trajnime për të fituar njohuri, aftësi dhe përvojë të duhur për të identifikuar opsionet për të shqyrtuar alternativat në tregun e punës dhe për të pasur sukses në shoqëri.

Qendra në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit organizon teste të ndryshme përmes të cilave mundësohet njohja e talenteve dhe interesave të fëmijëve në lidhje me profesionin.

Në të njëjtën kohë, ndërmarrësve të rinj iu ofrohet hapësirë brenda objektit për të vepruar. Nëpër të, për këtë periudhë të shkurtër kohore, kanë kaluar mbi 3000 nxënës.