Shpërndanë dokumente të testit anti-COVID, arrestohen të dyshuarit

Shpërndanë dokumente të testit anti-COVID, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua të mërkurën Pejë, pas dyshimit që kishin falsifikuar dokumente të testit kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Të arrestuarit kishin furnizuar qytetarët me teste, dokumente të falsifikuara.

Policia në vendin e ngjarjes kishte gjetur tre telefona mobil dhe dy shtëpiza kompjuteri.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim prej 48 orësh./Insajderi.com