
Ka ndodhur një shpërthim në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë rreth orës 22:00.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Në raportin e policisë thuhet se “nga informacionet e para mësohet se bëhet fjalë për dy mjete shpërthyese”.
“Nga ky shpërthim raportohet vetëm për dëme materiale”.
“Aktualisht njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes për ta menaxhuar dhe hetuar situatën në fjalë”, thuhet në fund në raportin e policisë./Insajderi.com