
Është një nga parqet më të vizituara në kryeqytet e vonë është rregulluar edhe ndriçimi.
Por, aty kanë shpërthyer ujërat e zeza gjithandej.
Kundërmimi po pengon të gjithë që po dalin për shëtitje, e askush nuk po mund të qëndroj më aty.
Në “Taukbashqe” ujërat e zeza nga shtëpitë përreth po derdhen në rrjedhën e ujit që kalon aty.
Kjo gjendje është që disa javë. Gjendja aktuale mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e atyre që vizitojnë këtë vend por edhe të banorëve përreth.