Shpërthen gypi në Prishtinë, disa lagje mbesin pa ujë

Shpërthen gypi në Prishtinë, disa lagje mbesin pa ujë

Shumë lagje të Prishtinës mëngjesin e së dielës kanë mbetur pa ujë.

E gjithë kjo si pasojë e shpërthimit të një gypi në rrjetin e ujësjellësit.

Uji ka vërshuar rrugën ‘Luan Haradinaj’ dhe rrugën ‘Kosta Novakovic”.

Nuk dihet nëse zyrtarët e ujësjellësit kanë dal në vendin e ngjarjes për ta sanuar situatën.

Ndërkohë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.