Shpërthen një bombë në “Banjë të Pejës”

Një shpërthim nën kontrollin e njësive të Policisë së Kosovës dhe një ekipit të KFOR-it, ka ndodhur rreth orës 20:00 në “Banjë të Pejës”.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, nga zyrtari për media i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ka thënë se fillimisht ishte lajmëruar nga një person për një mjetë të dyshimtë rreth orës 14:40. Më pas Sipas tij është vërtetuar për mjetin e dyshimtë, ku Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë bërë shpërthimin e këtij mjeti.

“Sot rreth orës 14:40 një person gjatë pastrimit në park ka lajmëruar se ka vërejtur një mjetë  të dyshimtë dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe ka bërë sigurimin e vendit ku dyshohej për mjetin shpërthyes”.

“Rreth orës 20:50, aty ka kanë shkuar njësit përkatës së bashku me një patrullë të KFOR-it ku kanë bërë shpërthimin e këtij mjeti, ka kaluar pa ndonjë incidentit vetëm është bërë shpërthimi i atij mjeti”, ka deklaruar Ibra për Insajderin.

Sipas tij dyshimet mund të jenë se ndonjë person e ka hedhur aty, apo mund të ketë mbetur që nga koha e luftës.

“E ka hedh dikush aty, apo mund të ketë qetë edhe nga koha e luftë, ku e kanë hasur punëtorët që ishin duke pastruat aty”, ka deklaruar Ibra./Insajderi.com