Shpërthen një granatë dore në Istog

Shpërthen një granatë dore në Istog

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë pasmesnate në Istog ka shpërthyer një granatë dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për policinë e kanë bërë të ditur dy qytetarë ku kanë njoftuar se ka shpërthyer një mjet eksplodues.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar./Insajderi.com