Shpërthen një konflikt i ri mes AAK- LDK, Bekë Berisha godet Arban Abrashin

Shpërthen një konflikt i ri mes AAK- LDK, Bekë Berisha godet Arban Abrashin

Mospajtimet dhe kritikat në distancë po vazhdojnë akoma mes zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë radhë, Bekë Berisha, deputet i AAK-së, ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin, njofton Insajderi.

Bekë Berisha, në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar ministrin Abrashin në lidhje me vendimi që ka marrë ministri, sipas të cilit 20 punonjës do të largohen nga puna në dikasterin që ai drejton.

Berisha ka thënë se përveç që i ka larguar nga puna 20 punëtor, Abrashi paska marrë turr edhe projektit BREZH me vlerë prej 240 milionë euro.

Tutje Berisha ka vazhduar se ai ka larguar nga puna në kohe pandemie 20 zyrtarë të këtyre njësive, për me tepër, dje me 25 Gusht ai ka ri-themeluar po të njëjtat Njësi Zbatuese të Projekteve por kësaj radhe me militant LDK-s dhe servil te tjerë te afërt me të./Insajderi.com