Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerand Stavileci nuk është përmbajtur, ka shëprthyer në një status derisa duket i mllefosur mirëpo që njëkohësisht ka shkruar edhe për arritjet e tij jetësore.
Stavileci i cili nuk ka përmendur emra në statusin e tij ka nisur shkrimin e tij duke bërë një thirrje ta dëgjojnë atë.
“E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka”, ka shkruar Stavileci.
Tutje Stavileci ka vazhduar mllefin e tij duke numëruar sukseset e tij pa modesti.
“Pa modesti se boll ke ma! Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas”, ka shkruar Stavileci.
Ai ka kërkuar po ashtu të mbajë edhe shënime.
“Tash mbani pak edhe shënime: N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime! Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!”, ka shkruar Stavileci.
Ndërsa në fund ka shkruar se “Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve”.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Valdrin Ahmeti, sekretar i Vetëvendosjes në Prishtinë ka thënë se Stavileci dikur akuzonte VV-në pasi që ai kishte qenë kritikues të pushtetit në Komunën e Prishtinës.
“Blerand Stavileci para 2 vitesh pati deklaruar se aktivistët e Lëvizjes ia kanë sulmuar gruan për shkak se ai po e kritikon Komunën e Prishtinës. Tash kur drejtuesit e Komunës dolën nga VV e qeverisja po degradon partia e Blerandit po i ndihmon me vota në Kuvend. Përveç Blerandit këtë deklarim e ka bërë edhe PDK zyrtarisht përmes një konference të nënkryetarit të saj Uran Ismaili”, ka thënë Ahmeti.
“Tashmë është ‘sekret publik’ që për këtë rast janë gjetur sulmuesit e gruas së Blerandit por ai ka intervenuar që ata të mos arrestohen, por kjo të fshihet, që të mos kuptohet e vërteta e sulmit”, shton tutje. /Insajderi.com