Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Prishtinë – Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë në rrugën “C” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 15:00 e kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në rrugën ‘C” në Prishtinë, saktësisht në një banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com