Shpërthen zjarr në QKUK, policia jep detaje

Shpërthen zjarr në QKUK, policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së djeshme në afërsi të repartit ë Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin e tyre të përditshëm, ku thuhet se ky zjarr ka shpërthyer rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Sipas Policisë, zjarri ka shpërthyer në një barakë të pabanuar.

“Është raportuar se në afërsi të repartit të Pulmologjisë në QKUK, një barakë e pa banuar kishte marrë zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia. /Insajderi.com