Shpërthen zjarri brenda zonës së KEK-ut

Shpërthen zjarri brenda zonës së KEK-ut

Gjatë ditës së sotme brenda zonës së Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK , ka shpërthyer një zjarr

Këtë e ka konfirmuar Shkelzen Daka, nga Zyra e Informimit në KEK, i cili bëri të ditur se nuk është shkaktuar asnjë dëm nga pasi ky zjarr është larg zonës së punës.

“ Po, është e vërtetë që ka ndodh ky zjarr brenda zonës së KEK. Por nuk është afër zonës së punës dhe afër termocentralit Kosova A”.

“Zjarri është lokalizuar menjëherë nga ekipet e zjarrfikësve të KEK-ut, dhe nuk ka shkaktuar asnjë dëm. Si duket aty janë djegur disa mbeturina”, tha Daka.