Shpërthen zjarri në objektin e Komunës së Prishtinës, evakuohen punëtorët

Shpërthen zjarri në objektin e Komunës së Prishtinës, evakuohen punëtorët

Ka shpërthyer një zjarr në Komunën e Prishtinës nga një tafo elektrike.

Kështu ka njoftuar pasdite Komuna e Prishtinës.

Në një komunikatë për media thuhet se personat e gjendur brenda në objekt janë evakuuar.

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së zjarrfikëseve.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com