Shpërthen zjarri në gjeneratorin e një restauranti në Ferizaj

Shpërthen zjarri në gjeneratorin e një restauranti në Ferizaj

Në Ferizaj ka shpërthyer një zjarr rreth orës 19:15, të hënën, përcjell Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

Afër vendit ku shpërtheu zjarri ishte edhe një pompë e derivateve.

“Po, faktikja ka qenë aty se restauranti është afër pompës së derivateve. Por, zjarri ka shpërthyer prapa objektit. Rreziku ka qenë potencial, por fatmirësisht zjarri është shuar shpejtë”, tha Veseli.

Ai përshkroi këtë ngjarje sesi kishte vijuar.

“Njësitet e reagimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, të shoqëruar edhe nga njësitet e hetimit të stacionit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve dhe ekipet e KEDS-it, të cilët menjëherë e kanë ndërprerë rrymën dhe zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin. Ka qenë një kontraktor i lidhur për gjeneratori në një restaurant”, tha ai. /Insajderi.com