Shpërthim i fuqishëm në depo të municioneve në Serbi

Shpërthim i fuqishëm në depo të municioneve në Serbi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë mëngjesit të së premtes në një uzinë ushtarake në Serbi, transmeton Insajderi.

Me këtë rast po nxitet evakuimi i punëtorëve dhe qytetarëve që jetojnë në afërsi.

Autoritetet kanë njoftuar se nuk ka pasur të lënduar nga rasti, raporton AP.

Shpërthimi në depon e municionit në fabrikën ‘Slloboda në Çaçak’, rreth 140 kilometra larg Beogradit, ka shkaktuar zjarr të madh gjatë orëve të mëngjesit të 4 qershorit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka udhëzuar qytetarët në afërsi që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtij shpërthimi. /Insajderi.com