Shpërthimi i bombolës në Velipojë – Vdes një nga katër të djegurat

Shpërthimi i bombolës në Velipojë – Vdes një nga katër të djegurat

Një nga tri vajzat që janë djegur nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, ka vdekur duke mos arritur t’i bëjë ballë më gjatë plagëve të marra, transmeton Insajderi.

Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në Itali, por nuk ja doli.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 4 korrik, ku kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj.

Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë edhe katër anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren dhe vajzat: Danjela Gjoka 18 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç, njëra nga të cilat humbi jetën sot në Itali, raporton TCh.

Teksa shpëtimi nga flakët për ta ishte hedhja në pishinë, kur shihnin hotelin të shkrumbohej, mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar, por ju ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80%. /Insajderi.com