Shpërthimi në Ferizaj – Një qytetare thotë se vëllain ia hoqën nga lista për dërgim në Turqi

Shpërthimi në Ferizaj – Një qytetare thotë se vëllain ia hoqën nga lista për dërgim në Turqi

Në mesin e 44 personave që pësuan lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Ferizaj, është edhe Fidan Gashi, njofton Insajderi.

Motra e tij, Luljeta Gashi, thotë se Qeveria e Kosovës i ka premtuar se të gjithë të lënduarit në gjendje kome për shërim në Turqi, por sipas saj, në momentin e fundit janë njoftuar se vëllain i saj, Fidanin, e kanë hequr nga lista.

Për këtë arsye ajo ka nisur një iniciativë për mbledhjen e fondeve për shërimin e Fidanit.

“Në rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj ka qenë i pranishëm edhe vëllai im me gruan, babin dhe vajzën, por që ata janë në gjendje më të mirë shëndetësore. Qeveria premtoi që do t’i dërgojë të gjithë të lënduarit në gjendje kome në Turqi, por në momentin e fundit u njoftuam që familjarin tonë, Fidan Gashi e kanë hequr nga lista. Tani na duhet të mbledhim fonde që ta dërgojmë atje”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe numrin e xhirollogarisë./Insajderi.com

Ne rastin e shperthimit se bomboles se gazit ne Ferizaj ka qene i pranishem edhe vellai im me gruan,babin dhe vajzen por…

Posted by Luljete Gashi Deda on Thursday, January 7, 2021