Një makinë ka shpërthyer me eksploziv, mbrëmjen e sotme në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur në zonën e 9 katësheve, pranë Prokurorisë së" />

Shpërthimi tek Prokuroria Shqiptare nuk kishte cak institucionin

Shpërthimi tek Prokuroria Shqiptare nuk kishte cak institucionin

Një makinë ka shpërthyer me eksploziv, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën e 9 katësheve, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Makina që ka shpërthyer ka qenë tip “Smart”, në pronësi të një femre dhe nga shpërthimi nuk ka asnjë të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin ku ndodhi shpërthimi dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes./TCH