Shpëton pasi aksidentohet, por Adriatik Shaqiri vdes pas rrokullisjes së autoambulancës [video]

Shpëton pasi aksidentohet, por Adriatik Shaqiri vdes pas rrokullisjes së autoambulancës [video]

“Rruga ka qenë shumë e keqe – lagështi, prej atje ka nisë të devijohet, e ka humbur kontrollin, është përplas dhe është rrokullisur”.

Ky rrëfimi është i një dëshmitari për aksidentin e pazakonshëm të së mërkurës mbrëma, në Bresalc të Gjilanit, ku humbi jetën një person.

Në këtë fatkeqësi ishte e përfshirë një autoambulancë, njofton Klan Kosova.

Ajo, sipas qytetarit që nuk deshi të identifikohet, po lëvizte me një goxha shpejtësi. Ambulanca po ngutej për në Prishtinë pasi po bartte një pacient në gjendje të rëndë.

Adriatik Shaqiri kishte pësuar vetaksident, më herët dhe fillimisht u dërgua në spitalin e Gjilanit.

Në pamundësi të trajtimit këtu, Shaqiri u nis për në QKUK. Por rrugës pësoi aksidentin e dytë, pasi autoambulanca në të cilën ai ndodhej, u rrokullis.