Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas deklaratës së Lulzim Bashës se operacionet e policisë janë pjesë e skenarit për të shkatërruar dosjen ndaj Vangjush Dakos. " />

“Shpif, shpif se lirohesh…” – Rama i reagon Bashës për arrestimin e bosit të drogës

“Shpif, shpif se lirohesh…” – Rama i reagon Bashës për arrestimin e bosit të drogës

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas deklaratës së Lulzim Bashës se operacionet e policisë janë pjesë e skenarit për të shkatërruar dosjen ndaj Vangjush Dakos.

“Shpif, shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet”, shkruan Rama në rrjetin social.

Basha deklaroi sot se operacionet e djeshme të policisë janë pjesë e skenarit për të shkatërruar dosjen ndaj Vangjush Dakos.

“Janë kapur peshq të vegjël që sërish do të lirohen, siç ka ndodhur më parë. Asgjë të re nuk kemi, por një tjetër përpjekje propagandistike me disa peshq të ngordhur. Vangjush Dako, peshku i madh duhet të arrestohet. Manipulimi i dosjes hetimore të Vangjush Dakos është ajo që ka ndodhur”, tha Basha.

“Rama, Xhafa dhe Prela po bëjnë gjithçka që arrestimi i Vangjush Dakos të degjenerojë në arrestimin e disa cironkave”, shtoi kreu i PD-së.