fbpx

Shpjegimi i Brovinës për fotografinë e tmerrshme: Prapa ishin familjarët e gruas së dhunuar

Shpjegimi i Brovinës për fotografinë e tmerrshme: Prapa ishin familjarët e gruas së dhunuar

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka publikuar sot para gazetarëve një fotografi shokuese ku shihen ushtarë serbë duke dhunuar një grua shqiptare.

Siç shihet në fotografi, tre ushtarë serbë dhunonin gruan ndërsa pas tyre shihen persona me duar të lidhura dhe në gjunjë, ku një ushtar u rri prapa me armë në kokat e tyre.

Brovina ka thënë se fotografia është gjetur në aparatin e një ushtari serb, ndërkaq personat prapa 3 kliminelëve serbë janë familjarët e viktimës, shkruan Insajderi.

“Prapa shihen familjarët. Ata janë detyruar ta shohin aktin e dhunimit”.

“Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb”, ka thënë Brovina..

“Gruaja është 50 vjecare. Kur ka ndodhur kjo ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngriten aktakuza. Serbia është fajtorja”, tha ajo. /Insajderi.com