Shpjegohet Basri Sejdiu: Më shkarkuan se preka interesa të caktuar – shkarkimi s’ka lidhje me vdekjet e së dielës

Shpjegohet Basri Sejdiu: Më shkarkuan se preka interesa të caktuar – shkarkimi s’ka lidhje me vdekjet e së dielës

Tashmë ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, që u shkarkua dje, e hënë, pas një raporti që e vlerësonte punën e tij si të dobët dhe jo profesionale, ka thënë se ky raport vetë ishte jo profesional dhe krejtësisht i shtrembëruar, njofton Insajderi.

Sejdiu, në një konferencë për media, ka aluduar se “dikush” e ka shkarkuar me qëllim, sepse u janë prekur interesa nga puna e mirë e tij.

“Mendoj se është qesharake të flasësh për përformancën. Me modesti e them jam krenar që kemi realizuar projekte nacionale në interes të dy milionë shqiptarëve”, ka deklaruar Sejdiu.

“Është keq që ta njollosësh emrin, më mirë do të ishte të lihet dikush të largohet vetë nëse është pengesë. Mbase i kam prekur interesant e dikujt, por nuk dua të hy në detaje”.

“Është raport tejet jo profesional, etiketim dhe të gjithë kolegët e mi dhe qytetarët dua që ta kuptojnë realitetin dhe të mos bijën pre dhe të keq-informohen nga ky raport. Është shqetësuese të ndryshohet menaxhmeti bash në kohën e pandemisë, kur veç u krijua një përvojë”.

Sejdiu pohoi se shkarkimi i tij nuk ka kurrfarë lidhje me vdekjen e pacientëve që ishin të infektuar me COVID-19 të dielën./Insajderi.com