“Shpresat” e AKR-së tek votat nga Kazakistani, ja sa vota u pranuan nga atje

“Shpresat” e AKR-së tek votat nga Kazakistani, ja sa vota u pranuan nga atje

Teksa zyrtarë të Aleancës Kosova e Re kanë optimizëm se pas numërimit të votave të diasporës, koalicioni Nisma-AKR do ta kalojë pragun shkaku i aplikacioneve të arritura nga Kazakistani, shteti ku vepron tash e disa vite firma “Mabetex”, në pronësi të Behgjet Pacollit, kreut të AKR-së.

Mirëpo, sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 249 aplikacione kanë mbërritur nga Kazakistani në Kosovë për zgjedhjet e 6 tetorit, nga rreth 20 mijë që kanë mbërritur në total.

Por, KQZ i ka shpallur të vlefshme vetëm 13 mijë vota në total nga diaspora.

Procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. /Insajderi.com