Shpresat për koalicioni mes VV-LDK nuk janë shuar ende, ky është reagimi i fundit i Vjosa Osmanit

Shpresat për koalicioni mes VV-LDK nuk janë shuar ende, ky është reagimi i fundit i Vjosa Osmanit

Shpresat se mund të ketë një marrëveshje për koalicion qeverisës mes Lidhjes Demokratike e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë shuar totalisht. Të paktën këtë sinjal e ka dhënë nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani teksa ka komentuar takimin e sotëm me ambasadorin Grenell.

Ajo ka thënë se shpreson se pas këtij takimi me ambasadorin, Richard Grenell të ketë bashkëpunim për formuar qeverinë e re.

“Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook, përcjell Insajderi.

Shkrimi i plotë: