Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, ka pasur një mesazh tepër të rëndësishëm për partitë politike në Maqedoni dhe veçanërisht për votuesit në këtë shtet.
Yee ka theksuar se është tejet e rëndësishme që Maqedonia të kundërshtojë ndikimin rus.
Në një intervistë për Alsat-M, Yee theksoi se Maqedonia duhet të punojë në drejtim të forcimit të mediave të pavarura dhe t’i shmanget dezinformatave nga Rusia.
“Shohim se Rusia po përpiqet të dekurajojë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE. Është e rëndësishme që Maqedonia, duke punuar me ne, me BE-në dhe me partnerët në rajon, të vazhdojë të kundërshtojë ndikimet malinje nga çdo burim që do të vijë, të vazhdojë të forcojë mediat e pavarura, është e rëndësishme të ketë media të forta, profesionale, të pavarura, që do t’u rezistojnë dezinformatave nga Rusia apo burime të tjera”, tha mes tjerash Yee.