Policia ka intervenuar pasi në Gjakovë ishin mbledhur 130 persona në aheng familjar.
Policia e Kosovës dhe inspektorët komunal kanë ndërhyrë në një aheng familjar që po organizohej në kohë pandemie, ngjarja ka ndodhur të shtunën në Gjakovë.
Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore, ndërsa është arrestuar pronari i restorantit dhe më pas është intervistuar në lidhje me rastin.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës raporton se ishin mbledhur 130 persona në këtë aheng familjar. /Insajderi.com/