Shqetësuese, 46 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

Shqetësuese, 46 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, kanë ndodhur 46 aksidente trafiku ndërsa janë shqiptuar më shumë se 1 mijë gjoba.

Sipas raportit policor, 30 aksidente kanë përfunduar pa të lënduar ndërsa në 16, ka pasur persona të lënduar.

E, sa u përket gjobave në trafik, policia ka shqiptuar më shumë se 1 mijë. Policia njofton se gjatë 24 orëve, ka arrestuar 16 persona, 12 në mbajtje ndërsa 1 në vuajtje të dënimit./Insajderi/