Shqipëri, 12 të vdekur dhe 637 raste të reja me Covid-19

Shqipëri, 12 të vdekur dhe 637 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 12 viktima dhe 637 raste të reja nga kryerja e 2 657 testeve. Bie në sy fakti që mes personave të kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit është dhe një person vetëm 29 vjeç, njofton Insajderi.

Rastet e fundit fatale janë: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar  nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç.

Po 12 humbjeje jete pati edhe një ditë më parë kurse numri i infektimeve ishte 809 raste. Në periudhën nëntor-dhjetor në vendin tonë ka pasur shtim të ndjeshëm të rasteve të vdekjeve mes pacientëve me COVID-19.

Gjatë muajit nëntor humbën jetën 301 pacientë, pothuajse trefishi i numrit të një muaji më parë, ndërkohë që deri më 16 dhjetor ka pasur 230 vdekje./Insajderi.com