Shqipëri: 13 viktima dhe 661 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: 13 viktima dhe 661 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 13 qytetarë në 24 orët e fundit, njofton Insajderi.

Në njoftim thuhet se janë kryer 2 mijë e 108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 25 mijë e 325 që nga fillimi i pandemisë./Insajderi.com