
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se 17 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus, transmeton Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe, nga 1 mijë e 963 mostra të testuara, 695 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar mbi 43 mijë të infektuar, 22 mijë pacientë të shëruar dhe 922 viktima./Insajderi.com