Një 29-vjeçar ka therur me thikë deri në vdekje bashkëshorten e tij 28-vjeçare në Fier, transmeton Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në lagjen Sheq i Madh, ndërsa mediat në Shqipëri raportojnë se krimi është kryer në prani edhe të personave të tjerë.
Shkak për ngjarjen tragjike dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit.
Pas krimit, 29-vjeçari raportohet se është larguar nga banesa dhe ende nuk është kapur nga policia, që vijon kërkimet.
Njoftimi i Policisë Fier:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Insajderi.com