Shqipëri: Dita e pestë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës

Shqipëri: Dita e pestë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës

Pritet të vijojë në ditën e saj të 5-të protesta në Tiranë, si reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Rasha gjate një ndjekej policore, njofton insajderi.

Thirrja e bërë në rrjetet sociale për grumbullim në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe në të gjitha sheshet e tjera të Shqipërisë, ka qarkulluar online që  në mëngjes.

Ndërkohë, në rrugët kryesore të kryeqytetit janë parë të stacionuara forca të shumta policore.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar mbi 1 mijë efektivë policie përfshirë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por në gatishmëri janë dhe Forcat Speciale.

Gazetari Eni Ferhati që po raporton nga Ministria e Brendshme bën me dije se deri në orën 18:00 vihet re një prani shumë e vogël e protestuesve./Insajderi.com