Shqipëri: Katër të vdekur dhe 268 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: Katër të vdekur dhe 268 raste të reja me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar 268 raste të reja me COVID-19 në një mijë 25 testime.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 415 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 34 mijë e 353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët tre pacientë janë të intubuar./Insajderi.com