Shqipëri, katër të vdekur dhe 670 të infektuar të rinj me COVID-19

Shqipëri, katër të vdekur dhe 670 të infektuar të rinj me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar për rastet e reja me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu, në orët e fundit në Shqipëri raportohen 670 raste të reja me Covid-19 dhe katër të vdekur. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 505 pacientë, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 41 969, që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Sipas MSH-së, katër viktimat janë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç./Insajderi.com