Shqipëri: Mbi 200 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës

Shqipëri: Mbi 200 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës

Më shumë se 200 mijë qytetarë në Shqipëri i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës kundër Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Kështu bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale tha se vaksinimi masiv po vijon me ritme të larta.

“Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkroi Manastriliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 653,330 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike./Insajderi.com