Shqipëri: Mbi 300 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat

Shqipëri: Mbi 300 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat

Mbi 300 mijë qytetarë në Shqipëri janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se janë kryer mbi 790 mijë vaksinime në të gjithë territorin.

“Në qendrat e vaksinimit të përqendruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit.

Mbi 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.

Në Shqipëri deri më tani kanë arritur 899 mijë e 550 doza të vaksinave kundër COVID-19./Insajderi.com