Shqipëri: Nusja nga Kavaja shkon të votojë me fustan nusërie në qendrën e votimit

Shqipëri: Nusja nga Kavaja shkon të votojë me fustan nusërie në qendrën e votimit

Një nuse në Kavajë të Shqipërisë, e veshur me fustan të nusërisë ka shkuar për të votuar në qendrën e votimit.

Para dasmës, vajza e re ka vendosur të shkojë për të votuar në zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur.

Vajza e veshur me vello nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë ditë të shënuar, raporton Top Channel, transmeton Insajderi.

Procesi i votimit në Shqipëri ka tashmë pesë orë e gjysmë që ka filluar. /Insajderi.com