Shqipëri: Të dënuarit për terrorizëm kërkojnë ushqim hallall në burgje

Shqipëri: Të dënuarit për terrorizëm kërkojnë ushqim hallall në burgje

I dënuari për radikalizëm, Genc Balla, ka kërkuar që brenda burgut të dërgohet ushqim hallall, ndonëse nuk përmendet askund që ushqimet të shërbehen në bazë të riteve fetare.

Në letërkëmbimin me Komitetin Shqiptar të Helsinkit mbi ankesën e imamit të vetëshpallur Genci Balla, i dënuar me 17 vjet burg dhe që kërkon ushqim hallall, zyrtarët e burgjeve kujtojnë marrëveshjen me komunitetin mysliman dhe organizata të tjera për mbështetjen e të burgosurve në lirinë e besimit.

Por larg asaj që i dënuari e quan ushqim hallall, në rekomandimet e KLH thuhet “të specifikojnë si normë ushqimore një dietë të pasur me proteina, të shërbyer me higjienë në tre vakte dhe me ujë të pastër. Vaktet ndryshojnë sipas këtyre rekomandimeve vetëm me kërkesë të mjekut të burgut që sipas kushteve shëndetësore kërkon ndryshim të dietës”, shkruhet në kërkesën që TCh disponon.

Në burgje, deklarojnë zyrtarët e sistemit penitenciar, të dënuarve ju jepet vetëm mish viçi dhe therja e kafshëve kryhet sipas akteve nënligjore për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa alkooli është i dënuar për të gjithë. /Insajderi.com